PD zbardh dokumentin: Edhe landfilli i Vlorës shkon për Klodian Zoton (FOTO LAJM)

Departamenti Antikorrupsion i Partise Demokratike publikon dokumentin:

Kryeministri miraton ndërtimin e Landfillit te Vlores, përfitues nuk mund të ishte tjetërkush pos Klodian Zotos.

Të lidhura

None found

Ky denoncim është në vijim të akuzave që Partia Demokratike ka bërë për tenderat e inceratorëve në Elbasan, Fier dhe Tiranë të përfituar prej Klodian Zotos.

Njoftimi i PD:

Edhe landfilli i Vlorës shkon për Klodian Zoton

Kur bëhet fjalë për mbetje (plehra) të ngurta, apo jo, landfill, incenerator, i ndërtuar apo në letër, automatikisht duhet të të vijë në mendje Klodian Zoto.

I përfshirë dhe përfitues në djegësin e Elbasanit, i dhënë kompanisë fantazëm të krijuar enkas për të lidhur kontratën.

I përfshirë dhe përfitues në landfillin e Fierit, pa garë dhe transaksione kuotash të paligjshme, landfill të cilit i dihet vetëm emri, sepse për trajtim mbetjesh ende nuk e ka uruar kush “Punë e mbarë!”, ndërkohë që gjendet me arkën me plot 24 mld lekë;

Patjetër i përfshirë dhe përfitues në landfillin e Tiranës, gjithnjë pa garë dhe me skema kompanish offshore. Nuk mund të mos përmendet veprimtaria jashtë territorit të RSH-së, deri në Zimbabëe, që tronditi vendin në fjalë për nivelin e lartë të përfshirë në aferë identike korruptive. Harta e mbetjeve së fundmi përfshin Vlorën: Kryeministri miraton ndërtimin e landfillit të Vlorës, përfitues nuk mund të ishte tjetërkush pos Zotos.


Shtuar më 7.07.2020 15:00

kumar siteleriBursa Escortkumar sitelerijojobetgüvenilir bahis sitelerigüvenilir bahis siteleriyasal bahis sitelerigrandpashabetjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişcasinofast güncel girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişUltrabetonline notaryjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişxbahisjojobetjojobet giriş