Pasi konfirmoi shtatzaninë, Arbana publikoi foton e parë dhe të gjithë sytë te barku (FOTO LAJM)

Lajmin për pritjen e ëmbël, Arbana Osmani e ndau sëbashku me urimin për datëlindjen e Eduart Grishaj. Çifti së shpejti do të bëhen prindër, ndërsa po përgatiten edhe për rikthimin e “Dua të të bëj të lumtur” në ekran.

Këtë herë, Arbana ka postuar disa foto nga datëlindja e mbesës së saj, Kenza. Vogëlushja mbush 5 vjeç dhe festa është organizuar ashtu siç e meriton. Në një nga fotot, Arbana shihet duke pozuar me një kek në dorë.

Në një kohë kur e gjithë vëmendja tashmë është përqendruar tek shtatzënia e moderatores, sytë përqendrohen tek barku. Por, duke qenë se Arbana është ende në javët e para, format fizike nuk kanë ndryshuar aspak për të.

Madje, Eduarti në intervistën e djeshme në “E Diell” zbuloi se ende nuk e dinin gjininë e fëmijës. Pra, duhet edhe pak kohë të shohim barkun e rrumbullakosur.


Shtuar 11.05.2020 13:13