Pas koronavirusit rikthehet gripi i shpendëve në Kinë, varrosen të gjallë 4 mijë zogj (FOTO & VIDEO)

Sikur të kos mjaftonte koronavirusi, në Kinë është rikthyer dhe gripi i shpendëve.
Deri më tani, virusi vdekjeprurës ka infektuar 17,459 njerëz në të gjithë botën, teksa gripi i shpendëve H5N1, ka infektuar kafshët në një fermë në provincën Hunan.

Si kundërpërgjigje dhe masë ndaj infektimit, në vend po varrosen të gjallë zogj pulash dhe shpendë të tjerë. Mediat botërore e kanë cilësuar këtë si një masë dëshpërimi për të parandaluar një shpërthim të gripit të shpendëve. Pamjet që janë shpërndarë në internet janë me të vërtetë të rënda.

Mbi 4 mijë zogj të infektuar ose ndoshta edhe të paprekur nga H5N1 kanë ngordhur me urdhër të autoriteteve shtetërore. Infeksioni i gripit të shpendëve H5N1 te njerëzit ka një shkallë vdekshmërie prej rreth 60%, por nuk përhapet nga personi në person dhe zakonisht kapet nga fermerët, sipas Organizatës Botërore të Shëndetit.

Disa pamje tregojnë se si zogjtë derdhen në një gropë të thellë në përpjekje për të ndaluar përhapjen e virusit. Nuk është e qartë saktësisht se ku janë marrë pamjet, por pamjet u ndanë në Tëitter nga Harry Chen i cili i shoqëroi ata me një titull duke i kërkuar Kinës të “pastronte aktin e tyre”.


Shtuar 4.02.2020 09:21