Pamje të rënda mes Tiranës: Autobuzi hedh në “ajër” të riun me biçikletë (FOTO LAJM)

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Tiranë.

Një i ri është përplasur nga një autobus i transportit publik në qendër të Tiranës, ndërkohë që ai ishte duke kaluar me biçikletë në vijat e bardha.

I riu raportohet të ketë qëndruar 30 minuta në pritje të mbërritjes së ambulancës, e për pasojë ka humbur edhe gjak.

Ngjarja ka ndodhur përgjatë bulevardit “Zogu i Parë”, ndërsa dëshmitarët thonë ka shkelur semaforin e kuq, ndërsa përplasja ka qenë aq e fortë sa e ka hèdhur djalin e ri në ajër.

Djali i identifikuar si G.R., 17 vjeç ka rënë pa ndjenja në tokë, ndërsa rreth tij janë grumbulluar shumë qytetarë, e më vonë kanë mbërritur edhe efektivët e policisë.

Ai dyshohet se ka marrë dëmtime të rënda në pjesën e kokës, pasi vendi është mbuluar nga gjaku ndërkosa pas 30 minutash ka mbërritur edhe ambulanca e cila ka bërë transportimin e tij për në spital.

“Më datë 06.07.2020, rreth orës 18:35, në rrugën “Dedë Gjo Luli”, mjeti autobuz me drejtues F.G., ka aksidentuar biçiklistin, shtetasin e mitur me iniciale G.R., 17 vjeç, i cili ndodhet ​ në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.


Shtuar 6.07.2020 17:30