Pamje nga vendngjarja: Po ktheheshin nga puna, fati tragjik i dy mësuesve në Memaliaj (FOTO LAJM)

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Memaliaj – Krahës.

Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur Mogila 2 km larg qytetit të Mamaliajt.

Dyshohet se drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin para se të përplasej në kanalin anë rrugës. Si pasojë kanë humbur jetën dy persona.

Mësohet se dy të aksidentuarit për vdekje ishin mësues dhe po ktheheshin nga puna për në Memaliaj.

Njëri nga viktimat është identifikuar si Leonard S., 43 vjeç, i cili punonte si mësues në shkollën “9-vjeçare” të fshatit Krahës.

Njoftimi i policisë

Memaliaj/ Informacion paraprak.

Në rrugën nacionale Memaliaj-Krahës, në vendin e quajtur “Mogila”, një automjet tip Benz ka dale nga rruga dhe është përmbysur.

Si pasojë kanë humbur jetën drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri që ndodhej në mjet.

Në vendngjarje shkoi grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.


Shtuar 7.02.2020 14:10