Categories: Uncategorized

“Nuk marr dot frymë”, qielli u mbush me fjalët e fundit të Floyd-it (FOTO LAJM)

Protestat që nisën si revoltë kundër vrasjes barbare të George Floyd nga policia, morën papritur të tjera përmasa, duke e kthyer në kaotike situatën në Amerikë.

Fjalët e fundit të George Floyd-it, burrit afro-amerikan që humbi jetën në duart e policisë së Minneapolis-it, janë kthyer në slogane të fuqishme për protestuesit në SHBA.

Të lidhura

None found

Në një kohë që demostratat kundër dhunës së përdorur nga polica janë përhapur në të gjithë vendin dhe jashtë tij, artisti nga Dallas-i Jammie Holmes gjeti një mënyrë për t’i përjetësuar fjalët e fundit dhe thirrjet e Floyd-it për ndihmë.

Ai i “ngjiti” fjalët e tij në qiejt e pesë qyteteve të mëdha.

Gjatë fundjavës, banera në të cilët shkruhej ” Ju lutem, nuk marr dot frymë” dhe “Ata do të më vrasin” u panë në qiell të mbajtur nga aeroplanë në Detroit dhe Neë York.

Banerat e tjerë që fluturuan mbi Los Angeles, Miami dhe Dallas lexonin: “Më dhemb stomaku”, “Më dhemb qafa” dhe ” Më dhemb çdo gjë”.

Këto ishin fjalët e fundit e thëna në agoni nga George Floyd ndërsa të paktën tre oficerë policie e mbanin të shtrirë për toke. Gati 9 minuta pasi ndodhej me qafën e oficerit të policisë në grykë, Floyd humbi ndjenjat dhe më pas u shpall i vdekur.

të fundit

Nudizëm, lojëra për të rritur dhe kushte të rrepta: si do të zhvillohet kroçera e pazakontë në Karaibe

Një prej kroçerave më të pazakonta në botë pritet të nisë udhëtimin më 9 nëntor nga PortMiami, në Florida të…

5 minutes ago

Përplasjet me studentët në protestë, Berisha kërkon bashkim të opozitës për zgjedhjet lokale

Deputetët e opozitës edhe gjatë protestës së djeshme u përballën me refuzimin e studentëve.  Por numri një i PD doktor…

6 minutes ago

Ilire Dauti i përgjigjet Dimitrievskit: Shqiptarët përbëjnë mbi gjysmën e numrit të maqedonasve

Deputetja e Lidhjes Shqiptare, Ilire Dauti, ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së liderit të ZNAM-it, Maksim Dimitrievski, i cili, sipas…

9 minutes ago

Spitali i Kumanovës planifikon të punësojë 20 specializantë deri në fund të vitit

Nga Spitali i Përgjithshëm i Kumanovës paralajmërojnë punësimin e 20 specializantëve të rinj, edhe atë deri në fund të këtij…

10 minutes ago

Në thellësitë e “Zeptoverse”-it, CERN zbulon ndërveprime 100 miliardë herë më të vogla se atomi

Shkencëtarët kanë studiuar ndërveprime në një shkallë rreth 100 miliardë herë më të vogël se atomi, duke depërtuar në atë…

15 minutes ago

Dyshohet se drejtonte dhjetëra kompani, taksisti pjesë e një skeme mashtrimi me TVSH-në prej mbi 40 milionë eurosh

Autoritetet gjyqësore në Greqi kanë vendosur të mbajnë të bllokuara llogaritë bankare, pasuritë e paluajtshme dhe asetet e personave dhe…

23 minutes ago