Categories: Uncategorized

Trazirat vazhdojnë në SHBA për vrasjen e George Floyd, dhjetëra qytete në shtetrrethim

Në Shtetet e Bashkuara kanë vazhduar protestat për vrasjen e një afrikano-amerikani në Mineapolis, derisa shumë shtete kanë vendosur masën e shtetrrethimit për të parandaluar trazirat, dhunën dhe plaçkitjet.

Dhjetëra qytete përfshirë Nju Jorkun në Los Anxhelosin po zbatojnë shtetrrethimet, ndërsa presidenti Donald Trump po rrit presionin ndaj guvernatorëve për të angazhuar Gardën Kombëtare një ditë pasi ai kërcënoi për ndërhyje të ushtrisë kundër trazirave dhe plaçkitjeve.

Të lidhura

None found

Në Uashington, automjetet e blinduara ushtarake dhe policia u pozicionuan në rrugët e qytetit.

Në Nju Jork kishte raportime për disa plaçkitje dhe dëme në prona. Policia tha se kishte bërë disa arrestime. Protestuesit kanë kundërshtuar masën e izolimit në këtë shtet.

Disa protestues ishin akoma jashtë rrugëve pas orës 7 të pasdites, por më pak se netët e mëparshme pasi tensionet dukej se ishin qetësuar për dallim nga një ditë më parë.

Afrikano-amerikani, George Floyd, 46 vjeç, vdiq javën e kaluar, pasi u ndalua nga oficerët policorë – njëri prej të cilëve i bëri presion me gju në qafë.

Disa video të publikuara treguan sesi një polic i bardhë, gjatë arrestimit të George Floyd, bëri presion me gju në qafën e tij, teksa ka tentuar ta arrestojë, ndërsa Floyd dëgjohej duke bërtitur “të lutem, nuk mund të marr frymë” dhe “mos më vrit”.

George Floyd më vonë ka vdekur në spital. Videoja e incidentit nuk tregon se si nisi konfrontimi.

Katër oficerët e përfshirë në çështjen Floyd janë pushuar nga puna. Ndaj policit që shihej tek bënte presion me gju në qafën e viktimës, është ngritur kallëzim penal.

Trazirat filluan në Mineapolis dhe u përhapën në të gjithë SHBA-në që nga vdekja e Floydit më 25 maj./rel

të fundit

Jahjaga uron presidenten Shiroka-Pula: Gratë vazhdojnë të udhëheqin Presidencën

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga e ka uruar Justina Shiroka Pulën për zgjedhjen e saj si presidente e re e…

3 minutes ago

Shiroka-Pula merr detyrën: Do të jem presidente e çdo qytetari të Kosovës

Presidentja e re e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka-Pula, pas zgjedhjes në këtë pozitë, ka mbajtur fjalimin e saj para…

13 minutes ago

Hamza: Stabiliteti politik dhe institucional i Kosovës është një zhvillim i mirë

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, përshëndeti miratimin e ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe zgjedhjen e Justina Shiroka…

14 minutes ago

Enver Hasani: Zgjedhja e Justina Shiroka-Pulës si presidente është kushtetuese

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka thënë se zgjedhja e Justina Shiroka-Pulës si presidente është në përputhje me Kushtetutën,…

14 minutes ago

Justina Shiroka Pula officially assumes office by taking the oath in parliament

Pas zgjedhjes në postin e presidentes së Kosovës, Justina Shiroka Pula ka bërë betimin para deputetëve të Kuvendit. “Betohem se…

18 minutes ago

Justina Shiroka-Pula elected president of Kosovo

Kuvendi i Kosovës ka zgjedhur Justina Shiroka-Pulën presidente të Republikës së Kosovës. Shiroka-Pula mori 81 vota të deputetëve në raundin e…

19 minutes ago