Categories: Uncategorized

Dikur punonte bashkë me policin që i mori jetën, kush ishte George Floyd?

Vdekja e George Floyd ka ngjallur protesta në të gjithë Shtetet e Bashkuara të Amerikës sepse qytetarët kërkojnë t’i japin fund dhunës policore dhe racizmit.

George Floyd ishte një njeri me ngjyrë, i paarmatosur, i cili ndërroi jetë pasi një oficer policie në Minneapolis i mbajti frymën duke e shtrënguar në qafë me gju, për më shumë se tetë minuta.

Të lidhura

None found

George u transferua në Minneapolis, pasi u lirua nga burgu, njihet si “gjiganti i ëmbël” dhe po përpiqej t’i jepte një kthesë jetës së tij.

46-vjeçari i ndjerë lindi në Karolinën e Veriut dhe jetoi në Houston, Teksas, në rini, por u transferua në Minneapolis disa vite më parë për të gjetur punë, sipas deklaratave të mikut të tij prej vitesh, Christopher Harris.

Floyd njihej nga të afërmit si “Big Floyd” dhe ishte baba i një vajze 6-vjeçare, e cila jeton me nënën e saj në Houston. Floyd la pas edhe një të dashur, e cila është “zemërthyer” pas vdekjes së tij. “Të zgjohesh një mëngjes për të parë Minneapolis në fjalë është diçka që do ta shkatërronte Floyd,” tha ajo për Star Tribune. “Ai e donte këtë qytet. Erdhi nga Houston dhe qëndroi këtu për njerëzit dhe mundësitë [që ofronte vendi].”

George Floyd ishte një atlet i talentuar që shkëlqeu në futboll dhe bastketboll kur ishte në shkollë. Një nga ish-shokët e tij, Donnel Cooper, tha se “kishte një personalitet të qetë dhe shpirt të pastër”.

Sipas nënës së vajzës së tij, George nuk e përfundoi shkollën dhe nisi të merrej me muzikë me një grup hip-hopi të quajtur Screwed Up Click.

Pasi u përpoq që të gjente një punë në Houston, ai u largua nga qyteti për në Minneapolis. Atje, bënte dy punë – si shofer kamioni dhe si roje sigurie në një restorant latino-amerikan.

Sipas dokumenteve në gjykatë, Floyd u akuzua në vitin 2007 për grabitje të armatosur. U dënua me pesë vite burg. Në në video të fundit në rrjete sociale, ai doli hapur kundër përdorimit të armëve.

Të hënën, George u arrestua nga oficerët e policisë me pretendimit se kishte përdorur një kartëmoneshe false 20 dollarëshe. Në pamjet e arrestimit, ai dëgjohet të thotë “se nuk merr dot frymë”. George ndërroi jetë në një spital aty pranë.

të fundit

Skandali i mbetjeve toksike, largohet administratorja e Albchrome

Shpërthimi i skandalit të rëndë mjedisor në Uzinën e Ferrokromit në Elbasan ka sjellë lëvizje në piramidën drejtuese të kompanisë…

4 minutes ago

Nudizëm, lojëra për të rritur dhe kushte të rrepta: si do të zhvillohet kroçera e pazakontë në Karaibe

Një prej kroçerave më të pazakonta në botë pritet të nisë udhëtimin më 9 nëntor nga PortMiami, në Florida të…

11 minutes ago

Përplasjet me studentët në protestë, Berisha kërkon bashkim të opozitës për zgjedhjet lokale

Deputetët e opozitës edhe gjatë protestës së djeshme u përballën me refuzimin e studentëve.  Por numri një i PD doktor…

12 minutes ago

Ilire Dauti i përgjigjet Dimitrievskit: Shqiptarët përbëjnë mbi gjysmën e numrit të maqedonasve

Deputetja e Lidhjes Shqiptare, Ilire Dauti, ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së liderit të ZNAM-it, Maksim Dimitrievski, i cili, sipas…

16 minutes ago

Spitali i Kumanovës planifikon të punësojë 20 specializantë deri në fund të vitit

Nga Spitali i Përgjithshëm i Kumanovës paralajmërojnë punësimin e 20 specializantëve të rinj, edhe atë deri në fund të këtij…

16 minutes ago

Në thellësitë e “Zeptoverse”-it, CERN zbulon ndërveprime 100 miliardë herë më të vogla se atomi

Shkencëtarët kanë studiuar ndërveprime në një shkallë rreth 100 miliardë herë më të vogël se atomi, duke depërtuar në atë…

22 minutes ago