Nuk ju a merr mendja, më kë këngëtar shqiptar do bashkohet Dhurata Dora (FOTO LAJM)

Këngëtarja e njohur, Dhurata Dora publikoi pak ditë më parë këngën e titulluar “Ferrari”, e cila u prit shumë mirë nga publiku. Mirëpo ajo nuk ka ndërmend të ndalet me kaq: Dhurata do të sjellë së shpejti një duet me këngëtarin shumë të dashur nga publiku, Sabri Fejzullahu.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë këngëtari, teksa ishte i ftuar në “Prive”. Një bashkëpunim mes tyre është përfolur prej vitesh dhe më në fund, ndonëse papritur, do të realizohet. Dyshja do të bëjnë një remake të këngës “Merrma shiun e Prishtinës”, nga Sabriu.

“Kënga me Dhuratën nuk është anuluar. Dhuratën e kam zemër, e kam çikën e kojshive. Mamin e babin e saj i kam shokë të fëmijërisë. Dhurata është yll dhe ne do bëjmë “Merrma shiun e Prishtinës”, tha ai.


Shtuar 7.07.2020 07:37