Dy modelet e njohura, Oriola Marashi dhe Kejvina Kthella, kanë zbuluar prej kohësh se janë dy mikesha shumë të mira dhe se e mbështesin njëra-tjetrën në çdo moment.
Madje së fundmi kanë treguar se lidhja e tyre është aq e fortë sa nëse njëra prej tyre ndodhet në një situatë jo të këndshme, tjetra i del në mbrojtje.
Ish-velina ka publikuar një fotot në “Instastory” ku e tregon këtë fakt. Bukuroshja bionde ka postuar një imazh nga fotosesioni i saj i fundit ku pozoi mjaft serioze dhe seksi.
“Vendosni një përshkrim kësaj fotoje”- i kërkoi ajo ndjekësve, ku një fans i ka shkruar: “Kur dikush ngacmon Oriola Marashin dhe del ti përpara”. “Gati në sulm për çdo rast”, shkruan më pas Kejvina.