“Ai nuk mundi dot të shkonte dhe të shihte mamanë e tij në spital. Kjo e shkatërroi totalisht. Ai nuk mundi dot t’i thoshte lamtumirë…”
Babai i 6 fëmijëve vrau veten pasi sipas mediave vendase, nuk iu lejua t’i jepte lamtumirën nënës së tij e cila vdiq në spital nga COVID-19.
Glen Southern, 46 vjeç, nuk u lejua të vizitonte nënën e tij, Brenda, 71 vjeç, para se ajo të vdiste, madje as që t’i jepte lamtumirë.
Ai ishte një biznesmen dhe u përball po ashtu edhe me vështirësi financiare, gjatë periudhës së izolimit.
Dy nga fëmijët e tij të rritur e gjetën të atin e vdekur në zyrën e tij, pasi ai kishte humbur gjurmët.
Shkak kryesor besohet të ketë qenë pikërisht fakti që nuk u lejua të vizitonte të ëmën, para se ajo të vdiste nga Covid-19, në “Blackpool Victoria Hospital”.