Moderatorja Fatma Methasani dhe Alfio Rrotani u bënë prindër për herë të parë të një djal të quajtur Noah në janar të këtij viti.
Edhe pse nuk ka kaluar shumë kohë, vogëlushi është duke hedhur hapat e para.
Ka qenë Fatma ajo që ka publikuar një foto kaq sublime ku shihen këmbët e vogla të Noah mbi ato të Fatmes, duke ecur zbathur në shtëpinë e tyre. Ajo madje e ka përjetësuar këtë moment përmes një tatuazhi!
Fatma e ka shoqëruar postimin me një emoji gjurmësh të vogla duke shprehur kështu lumturinë e madhe që Noah po mëson të ecë vetë!
