Një vit pasi u bë nënë, këngëtarja shqiptare në pritje të fëmijës së dytë (FOTO LAJM)

Me 28 Prill të vitit që lamë pas këngëtarja e njohur shqiptare, Gjira Kajtazi u bë nënë për herë të parë.

Ajo solli në jetë një djalë, të cilit i vendosi emrin e veçantë Maël (tingëllon bukur, është melodik dhe i rrallë, do të thotë ‘princ’, Maël dhe nëna e tij- princesha Argjiro, siç ka treguar Gjira për ndjekësit).

Këngëtarja ka publikuar shpesh momente pranë të voglit në rrjete sociale, duke treguar se ai i ka ndryshuar jetën. Pas Maëlit, një tjetër gëzim do të vijë së shpejti.

Gjira është në pritje të ëmbël dhe do të bëhet nënë për herë të dytë. Lajmin e bukur e ka bërë të ditur përmes një postimi në Instagram. Këngëtarja ka publikuar një foto të Maëlit, krah së cilës shkruan: “Ky djalë i vogël do bëhet vëllai i madh së shpejti.” Pranë Maëlit ndodhen dhe disa foto të ekos.


Shtuar 17.06.2020 21:33