Një super festë ditëlindje, partneri urprizon Afërdia Dreshajn me urimin romantik (FOTO LAJM)

Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Afërdita Dreshaj festoi ditëlindjen. Në ditën e saj të veçantë nuk kanë munguar urimet nga njerëzit e saj të zemrës.

Prej vitesh, Afërdita dhe bashkëshorti i saj, Jakub Kindl kanë dëshmuar se gëzojnë një martesë shumë të shëndetshme dhe plot dashuri.

Këtë e ka provuar dhe njëherë tjetër, Jakubi, me urimin e veçantë të ditëlindjes për të shoqen.

Ai ka publikuar një foto të Afërditës në profilin e saj të Instagramit, krahas së cilës ka shkruar: “Ti do ta kesh gjithmonë zemrën time, siç bëre që në fillim. Gëzuar ditëlindjen, gruaja ime e bukur”.


Shtuar 20.07.2020 06:18