Një shëtitje babë e bijë, Blendi Fevziu ndan foton më të ëmbël në rrjet (FOTO LAJM)

Blendi Fevziu ndan shpesh në rrjetet sociale foto të ndryshme nga udhëtimet apo aktivitetet e ndryshme në të cilat ndodhet.

Së fundmi gazetari ka publikuar një foto krah vajzës së tij të vogël, ku shihet se të dy janë duke ecur.

Blendi ka zgjedhur të vizitojë së bashku me të voglën kopshtin zoologjik. “Duke kërkuar kafshët”, ka shkruar ai krah postimit të fundit në Instagram.

Kujtojmë se Blendi ka treguar herë pas here kujdesin e madh që tregon për vajzat e tij dhe kohën të cilën ja dedikon vetëm atyre.


Shtuar 25.02.2020 08:27