Një luftë e vështirë, si janë bërë fytyrat e mjekëve shqiptarë nga maskat (FOTO LAJM)

Sot sytë tanë janë te mjekët dhe infermierët, që po luftojnë në vijën e parë të betejës me këtë armik të panjohur dhe shumë të rrezikshëm.

Heronjtë e palodhur po përballen me sfida dhe vështirësi, që nuk janë aspak të lehta. Së fundmi, shefja e infektivit në QSUT, Najada Çomo ka publikuar disa pamje ku tregon si janë bërë fytyrat e mjekëve dhe infermierëve mga mbajtja e maskave për një kohë të gjatë.

Nga pamjet duken qartë shenjat në fytyrat e tyre, duke dëshmuar edhe njëherë se kjo luftë është mjaft e vështirë.


Shtuar 7.05.2020 08:19