Ditën e djeshme, vogëlushi i moderatores Jona Spahiu, ka festuar 2-vjetorin e lindjes.
Jona dhe bashkëshorti i saj, Frenkli, janë kujdesur t’i dhurojnë Raiden një festë të madhe, të personalizuar me lojërat që ka qejf vogëlushi dhe një tortë gjigande.
Me siguri familja dhe njerëzit e tyre më të dashur do kenë kaluar momente mjaft speciale në shoqërinë e të voglit dhe në festën e organizuar me detaje.
Kujtojmë se edhe 1 vit më parë, teksa Raiden mbushi 1 vjeç, Jona sërish u kujdes t’i dhuronte vogëlushit një festë gjigande.