Ngjitur trup më trup, policia blindon gjithë bulevardin para protestës (FOTO LAJM)

Ditën e sotme në orën 16:30 do të mbahet një protestë i thirrur nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit dhe i përkrahur nga opozita.

Policia dhe garda e Republikës ka blinduar Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Furgona të pafund policie, mjete të blinduara, të gardës dhe efektivë me masa mbrojtëse dhe të armatosur shihen kudo në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Vihet re distanca e efektivëve me njëri-tjetrin e cila është shumë e afërt, ndërkohë që masat për parandalimin e përhapjes së pándemisë janë ende në fuqi. /albeu.com/


Shtuar 18.05.2020 14:25