Ngjashmëri e “frikshme”, Xhensila Myrtezaj gjen sozinë e saj në rrjet (FOTO LAJM)

Thonë se të gjithë e kanë të paktën një sozi në botë dhe duket se këngëtarja e njohur, Xhensila Myrtezaj e ka gjetur atë. Ajo ka publikuar një video të një vajze të quajtur Donika, e cila ka një ngjashmëri mjaft të madhe me këngëtaren.

Donika ka realizuar një video në “TikTok”, ku tregon se njerëz e pyesin shpesh për ngjashmërinë me Xhenilën. Këngëtarja e ka ripostuar këtë video, duke shkruar se vajza në fjalë është më e mirë se ajo.

Vlen të përmendim se Xhensila Myrtezaj është një nga vajzat më të bukura të shoëbiz-it dhe ngjashmëria me të është një lloj vlerësimi për vajzën, që është po aq bukuroshe.


Shtuar 4.05.2020 10:16