Një ngjarje tragjike ka ndodhur në një familje në Alabama në SHBA.
Mediat vendase bëjnë me dije se dy fëmijë ndërruan jetë pasi u mbyllën në një makinë brenda së cilës temperatura shkoi 57 gradë Celsius.
Daniel Garcia, 3 vjeç dhe Ivan Salazar Jr, 1 vjeç, u futën në makinë në Montevallo, Alabama, pa dijeninë e familjes së tyre, e cila mendonte se vogëlushët po luanin në dhomën e tyre.
Kur vunë re mungesën e tyre, prindërit filluan menjëherë t’i kërkonin, ndërsa i gjetën në makinë pa ndjenja.
Ata kishin qëndruar brenda në makinë të paktën për 90 minuta. Ata u transportuan me urgjencë në spital, por nuk arritën të mbijetonin.
Nga autopsia e bërë, mjekët thanë se shkak për humbjen tragjike të tyre është bërë nxehtësia prej 57 ° C brenda makinës, megjithëse temperaturat në ambient të jashtëm arrinte në 33 ° C.