Nga shahiste në revistat e “Playboy”, tashmë bukuroshja gati për t’ju futur politikës (FOTO LAJM)

Jeta është e bukur, sepse shpeshherë është edhe e çmendur dhe plot të papritura.

Një shembull i mirë është ai i Ania Krosinskas, e cila deri në adoleshencë vlerësohej si një shahiste e talentuar, por sa më shumë kalonin vitet dhe aq më shumë trupi i saj shndërrohej, aq më e kërkuar u bë Ania nga disa revista të modelingut, të cilat ishin një trampolinë më pas për revistën “Playboy”, ku ish-shahistja ndryshoi edhe emrin e saj dhe tashmë njihet nga të gjithë si Çarli Rina.

Por për Anian, bukuroshen me origjinë polake, por të rritur në Kanada, e cila është edhe pjesë e disa grupeve aktiviste në vendlindjen e saj, ka ardhur ora që t’i futet edhe politikës, ndonëse fushata e parë nuk shkoi siç pritej.

Në zgjedhjet e tetorit, ku ajo u kandidua në distriktin e “Humber River—Black Creek”, në radhët e Partisë Popullore, modalja seksi grumbulloi vetëm 397 vota, por është e sigurt se në zgjedhjet e ardhshme ndoshta numri i tyre do të jetë edhe më i madh për politikanen më të re kanadeze.


Shtuar 10.06.2020 17:23