“Nëse më mungon”, Ronela shfaqet joshëse nga Prishtina (FOTO LAJM)

Ronela Hajati është padyshim një ndër këngëtaret më të dashura për publikun shqiptar. Autorja e hitit “Dilema” është vënë shpesh në qendër të vëmendjes për shkak të ndarjes nga Young Zerka vetëm pak kohë pasi dyshja konfirmoi lidhjen disa vjeçare.

Ronela është shfaqur së fundmi në Instagram mjaft tërheqëse ku pozon e veshur në të zeza dhe vendodhjen e ka në Prishtinë.

Gjithashtu edhe përshkrimi i fotos së kënëgtares është mjaft interesant dhe të gjithë e dinë se kujt i dedikohet.

“Nëse më mungon, a mund të jesh më me fat se kaq”, shkruan Ronela duke lënë të hapura dyshimet./albeu.com/


Shtuar 7.10.2020 08:50