Aktorja e njohur, Olta Gixhari dhe partneri i saj pritet të bëhen prindër për herë të parë shumë shpejt. Megjithatë Olta e ka mbajtur të fshehtë gjininë e bebit.
Ka qenë motra e aktores, e cila nuk e ka ruajtur dot më sekretin dhe në një intervistë tek “Rudina” ka treguar se Olta do të bëhet nënë e një djali.
Kujtojmë se ajo ndodhet në muajin e 8-të të shtatzënisë dhe ka treguar se po e shijon në maksimum këtë periudhë.
Ajo jeton në Spanjë me partnerin e saj, prej momentit kur vendet u vendosën në karantinë.