Aktorja Olta Gixhari para pak ditësh konfirmoi që është në pritje të ëmbël dhe që nga ai moment nuk po i kursen fotot. Ajo është shumë e emocionuar që do të bëhet nënë për herë të parë dhe këto emocione dëshiron t’i ndajë me ndjekësit e saj.
Së fundmi Olta ka zbuluar se ka nisur me përgatitjet për ardhjen në jetë të foshnjës dhe nuk mund të ishte më e lumtur. Ajo ka publikuar në Instastory një video nga dyqani i rrobave për fëmijë, duke treguar se kjo është pjesa e saj e preferuar.
“Kjo është pjesa që vdes”, ka shkruar aktorja krahas videos. Kujtojmë se Olta ende nuk e ka zbuluar gjininë e bebushit që pritet të vijë në jetë.
