Në emër të miqësisë, Adrola Dushi dhe Kristina Baki gdhendin në trup të njëjtin tatuazh (FOTO LAJM)

Adrola Dushi dhe Kristina Baki përveçse janë dy modele shumë të sukseshme dhe të bukura, gezojnë një shoqëri të rrallë me njëra-tjetrën.

Pak ditë më parë vajzat u bënë bashkë për të shijuar pushimet, ndërsa së fundmi kanë vendosur të bëjnë një tatuazh të përbashkët.

Adrola dhe Kristina kanë bërë tatuazh vitin kur janë njohur, në 2012-ën dhe e kanë ndarë këtë me të gjithë ndjekësit.
“Nga ku filloi gjithçka”, ka shkruar Adrola krah postimit ku shihet e qeshur me Kristinën.

Vajzat duhet të jenë mjaft të lumtura pas këtij veprimi, duke qenë se ato e kanë treguar shpeshherë raportin shumë të ngushtë duke e quajtur njëra-tjetrën edhe pjesë të familjes.


Shtuar 24.06.2020 20:17