Aktori i humorit Florjan Binaj pranoi se ishte konfirmuar pozitiv me koronavirus, ndërsa lajmi bëri bujë në mediat sociale.
Pas kalimit të COVID-19, ai ka dalë nga karantina për të kaluar kohë më familjen e tij.
Aktori ka postuar në Instagram një foto me dy fëmijët, bashkëshorten dhe dy miqtë e tij, ndërsa siç bën të ditur ai, foto është realizuar në Berat.
Postimi i Binajt vjen një ditë pasi dha lajmin se në testin e dytë që kishte realizuar, kishte dalë negative nga virusi. Ndërkohë krah fotos shkruan: Lum ata që kanë miq të vërtetë!!
