Ndryshimet e pabesueshme! Si buzëqeshja transformon fytyrën tuaj (FOTO LAJM)

Imagjinoni një botë ku çdo person që takoni ju mirëpret me një buzëqeshje. Fotografi dhe ciceroni australian, Jay Weinstein, ka vendosur që me një shembull të thjeshtë të tregojë se si do të dukej bota nëse qeshni më shumë.

Projekti i tij quhet “U kërkova atyre të qeshin” dhe nisi me një fotografi të çastit të realizuar në vitin 2013. Më pas ai e pasuroi galerinë e tij me fotografi të shumta, ku tregon se si njerëzit ndryshojnë vetëm me një buzëqeshje.

Për më shumë shikoni fotot e mësiperme, të cilat do t’ju frymëzojnë që të buzëqeshni më shumë, pasi do të dukeni më të bukur dhe do përballni gjërat më lehtë.


Shtuar 5.10.2020 13:54