Ndërron jetë portieri legjendar i Manchester United (FOTO LAJM)

Ish portieri i Manchester United dhe Irlandës së Veriut, Harry Gregg, një heronjt e tragjedisë së Mynihut ka ndërruar jetën në moshën 87 vjeçare.

Gregg shpëtoi me guxim shokët e ekipit dhe pasagjerët e tjerë pas rrëzimit të aeroplanit në të cilin u vranë 23 vetë.

Kur u bashkua me Unitedin në dhjetor 1957 për 23.500 paundë, ai ishte portieri më i shtrenjtë në botë dhe u votua më i miri në Kupën e Botës së vitit të ardhshëm (Suedi 1958).

Ai bëri 25 paraqitje për Irlandën Veriore midis viteve 954 dhe 1963.

Nga fondacioni bamirës i ish-portierit Harry Gregg shpjeguan se ai vdiq në Spitalin “Causeëay” në Coleraine.


Shtuar 17.02.2020 08:12