Ndahet nga jeta në moshën 55-vjeçare shkrimtari Zafon (FOTO LAJM)

Carlos Ruiz Zafon, shkrimtari spanjoll me famë botërore është ndarë nga jeta ditën e sotme në moshëm 55-vjeçare.

Autori i bestseller-it “Hija e Erës” u shua në shtëpinë e tij në Los Angeles pas një lufte të gjatë me sëmundjen e kancerit.

Lajmin e ka konfirmuar për publikun shtëpia e tij botuese, që shkroi në Twitter:

“Sot është ndarë nga jeta Carlos Ruiz Zafon, një nga romancierët më të mirë. Do të të kujtojmë përgjithmonë Carlos!”

Zafon është autor i tetë romaneve të suksesshëm dhe është nderuar gjkatë karrierës së tij me disa çmime të rëndësishme ndërkombëtare dhe është cilësuar si autori spanjoll më i lexuar, pas Servantesit.

Veprat e tij janë përkthyer në më shumë se 40 gjuhë dhe ka shitur më shumë se 38 milionë kopje në mbarë botën.

Vepra e tij më e mirënjohur, “Hija e erës” është përkthyer në shqip nga publicisti i ndjerë Ardian Klosi.


Shtuar 19.06.2020 12:56