Murrizi: OSHEE po ndërron masivisht sahatet për të fshehur vjedhjet

Deputeti Myslim Murrizi ka denoncuar në Facebook, lëvizjet e fundit të OSHEE, që sipas tij po mbulojnë vjedhjen që iu është bërë qytetarëve me mbifaturimin.

Murrizi sqaron se në të gjithë qytetin e Fierit, po bëhen ndërrime të sahateve të energjisë elektrike, për abonentët e veçanërisht për bizneset që kanë qenë të mbyllura, të cilët janë të mbifaturuara, edhe pse kanë qenë me aktivitet të pezulluar.

Reagimi
“OSHE ne “ aksion” per nderrimin e sahateve ne qytetin Fier. Pasi faturuan 2 muaj nga zyra sipas viti te kaluar ne te gjithe abonentet por sidomos BIZNESET qe kane qene te mbyllura kete vit nga gjendja e fatkeqesise, tani kerkojne te fshehin vjedhjet”, shkruan Murrizi në postimin e tij.

Kujtojmë se në të dy muajt e pandemisë, ankesat e qytetarëve në drejtim të OSHEE-së kanë qenë të shumta, ku mbifaturimi është një nga shqetësimet kryesore të tyre. Një pjesë e mirë e studentëve edhe pse i kanë lënë shtëpitë me qera që kanë pasur në Tiranë, faturat sërish u kanë ardhur të larta, dhe për më tepër kanë ultimatumin që ti paguajnë në kohë.


Shtuar 12.05.2020 10:26