“Mreti mamës”, Klea Huta gjen fjalët më të ëmbla për 3 mujorin e të voglit të saj (FOTO LAJM)

Klea Huta vërteton vazhdimisht me postimet e saj në Instagram ndjesinë e mahnitshme e të ndjerit nënë.

Sot djali i saj bën 3 muaj që ka ardhur në jetë dhe mami nuk mund të gjente fjalë më të bukura nga zemra për të uruar vogëlushin.

“O mreti i mamës ti, u bënë 3 muaj që ma ke shkrirë zemrën o era ime e mirë. Më ke ndryshuar si njeri. Po shkalloj për ty, edhe 100 dashuri! Ta puth mami këmbën e vogël, sa të postoj këtë foto! Të dua Krid!”, shkruan Klea.

Elgiti dhe Klea nuk na kan kursyer hërë pas here fotot me vogëlushin Krid të cilat kanë ëmbëlsuar rrjetin./albeu.com/


Shtuar 4.09.2020 12:47