Mori lajmin se do të bëhet baba? Reagimi epik i Ledri Vulës (FOTO&VIDEO)

Ledri Vula për disa ditë qëndroi larg rrjeteve sociale, megjithatë së fundmi është mjaft aktiv me postime.

Ai herë pas here zbulon pjesë nga këngët qe nuk i ka publikuar ende dhe mes tyre ka publikuar një video ku tregon një hedhje nga avioni.

Videon ai e shoqëron me fjalët: “Do ju tregoj fëmijëve të mi që kam qenë një supermen”.

Por në komente ai tregon një gjë tjetër, e cila na shkriu së qeshuri.

“Kur ajo të thotë që është shtatzënë dhe nuk është 1 prilli”, shkruan Ledri.

Pra Sara bëj kujdes kur t’i thuash Ledrit se je shtatzënë, sigurohu të mos jeni në avion…


Shtuar 14.01.2020 14:29