Moderatorja shqiptaje e thotë troç: Kam konsumuar kek me hashash, doja të ndahesha nga i dashuri

Moderatorja e njohur e sportit në RTV Ora, Albana Bejko ka qenë e ftuar në emisionin “Mos i fol shoferit” në RTV Ora.

Si kurrë më parë, moderatorja ka folur më gjatë për jetën e saj private dhe profesionale. Ajo ka treguar se ka ardhur në jetë në kohën kur prindërit e saj kanë emigruar në Hollandë në vitet ’97.

Gjithashtu moderatorja ka treguar dhe një eksperiencë të saj kur ka qenë në Amsterdam dhe ka konsumuar kek hashashi.

Rudina Dembacaj: Je lindur në Hollandë, pi hashash?

Albana Bejko: E kam provuar, në Amsterdam, ishte një kek me hashash. Ishte një eksperiencë që nuk e kisha provuar kurrë. Ishim një grup shoqëror, e hëngrëm kekun dhe morëm ato varkat e Amsterdamit ku bëmë xhiro nëpër kanalet. Aty na u duk sikur nuk po na zinte, por efektin e dha pas nja gjysmë ore, shkruan oranews.

Na zuri të gjithëve dhe secili u shpërnda në punën e vet. Unë e di që kam qeshur pafund diku tek 2 orët e para pastaj tek orët e tjera kam qarë, për çdo gjë që nuk kisha qarë ndonjëherë në jetë.

Në atë kohë kisha një të dashur, e kisha përballë dhe nuk e di pse ndjeva sikur nuk e doja dhe qava pafund. Por ishte efekti i hashashit nuk ishte në realitet.

Rudina Dembacaj: Po pastaj pse u ndave?

Albana Bejko: Pastaj u konsumua, pas shumë vitesh e dha prap efektin hashashi (qesh).


Shtuar 23.05.2020 19:38