Moderatorja e njohur “sfidon” koronavirusin, shkon në restorant kinez (FOTO LAJM)

Prezantuesja e njohur e Canale 5 e bëri këtë veprim për të luftuar paragjykimet pas shfaqjes së Koronavirusit.

Barbara D’Urso e mbajti premtimin e saj dhe shkoi për darkë në një restorant kinez.

Të lidhura

None found

“Ka pasur raste racizmi, njerëz që fyenin kinezët në rrugë. Koronavirusi nuk transmetohet përmes ushqimit. Këtu keni biskotat e fatit, që ju ëmbëlsojnë pasi keni konsumuar një vakt. Unë e ha atë përpara jush dhe ju ftoj të shkoni në restorantet kineze”, tha Barbara.

Ndërkohë, një nga 56 italianët e riatdhesuar nga Wuhan-i në Kinë ka dalë pozitiv me virus dhe aktualisht ndodhet në karantinë në qytetin ushtarak Cecchignola në Romë.


Shtuar 7.02.2020 10:02