Me tortë e trëndafila blu, Lulzim Basha feston ditëlindjen në qytetin e Ramës (FOTO LAJM)

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zgjedhur Vlorën për të festuar 46-vjetorin e lindjes.

Ish-deputetja e PD, Nada Meçorapaj ka uruar Bashën dhe ka ndarë disa foto teksa Basha fik qirinjtë mbi tortën e ditëlindjes.

“Sot radhën e kishte Vlora! Filloi me nje ecje dhe bashkebisedim me bizneset pergjate bulevardit kryesor te qytetit, ku degjoj nga afer shqetesimet dhe problemet e tyre.

Takimi me operatoret turistikë mbi problematikat, ekonomine, pasigurine dhe renimin e perditshem qe keto biznese po jetojne, kriza qe ka pllakosur qytetin por jo vetem! Dhe sot ne diten e tij te lindjes nga Vlora mer 1000 urime!

Me shpresen dhe besimin e plote qe çdo demokrat e demokrate ka, me frymen dhe kurajon që përcjell tek çdo i ri, me fisnikërinë dhe respektin për familjen, Lulzim Basha qofsh i bekuar, së shpejti Vlora të pret Kryeministër!”, shkruan Meçorapaj.


Shtuar 12.06.2020 21:09