Më të dashuruar se kurrë, Genta ndan momentet intime me partnerin nga pishina (FOTO LAJM)

Këngëtarja e njohur shqiptare, Genta Ismaili dhe i dashuri i saj, Huseyin Usta, po shijojnë së bashku disa ditë të mira pushimi.

Ata kanë zgjedhur jugun e Shqipërisë për të kaluar pushimet së bashku, teksa shumë nga momentet e ëmbla së bashku, nuk hezitojnë që t’i ndajnë edhe me ndjekësit e tyre.

Së fundmi, çifti kanë publikuar një video të përbashkët në rrjetin social Instagram, ku shfaqen mjaft të lumtur me njëri-tjetrin.

“Udhëtojmë së bashku me dashurinë time”, ka shkruar Huseyin në mbishkrimin e videos së ndarë me ndjekësit e tij në Instagram.

Genta ndërkohë duket se po shijon periudhën më të bukur pranë më të dashurit në saj, teksa ka qenë më pak aktive në muzikës pas fokusimit në jetën private.


Shtuar 10.07.2020 10:48