Recital live në sheshin “Nënë Tereza”, Arilena Ara ndan me të gjithë këtë lajm (FOTO LAJM)

Me anë të një postimi në rrjetet social, Arilena Ara ka treguar se shumë shpejt do të mbajë një koncert recital në sheshin ‘Nënë Tereza’.

“Zëri i heshtjes”, e lumtur të ndaj me ju këtë lajm. Recitali im live nga sheshi ‘Nënë Tereza’”, ka shkruar artistja krah fotos ku shfaqet në sheshin e njohur të Tiranës.

Arilena nuk ka bërë të ditur asnjë datë rreth këtij momenti, ndonëse ndjekësit janë surprizuar nga ky lajm dhe e kanë pyetur menjëherë. Kujtojmë se dhe artistë të njohur anembanë botë, një prej tyre dhe Andrea Bocelli mbajti të njëjtin koncert në sheshin e boshatisur të Milanos si një thirrje shprese për të gjithë këtë periudhë të vështirë nga ‘Covid-19’.


Shtuar 30.04.2020 07:07