Më në fund, Olta Boka konfirmon shtatzaninë dhe zbulon bashkëshortin (FOTO LAJM)

Këngëtarja e njohur, Olta Boka ka zbuluar me një foto të vetme se është në pritje të ëmbël prej 9-muajsh tanimë. Ajo ka publikuar në llogarinë e saj një foto ku shfaqet e veshur me fustan ngjyrë rozë, mes luleve në natyre dhe me barkun e rrumbullakosur.

“Prej 9-muajsh unë shoh vetëm me sy të ngjyruar rozë. Prej 9 muajsh, roza është ngjyra ime e dashurisë së përjetshme”, ka shkruar Olta krah fotos duke treguar njëherazi se është në pritje të një vajze.

Me siguri këngëtarja është duke përjetuar momentet më të bukura në jetën e saj pasi shumë shpejt do të mundet të mbajë në krah dashurinë më të madhe të saj.

Gjithashtu bashkangjitur me këtë lajm të ëmbël Olta ka ndarë me ndjekësit edhe një foto me bashkëshortin që deri më tani ishte “sekret”.


Shtuar 15.06.2020 06:25