Më në fund, një foto e Arbana Osmanit me barkun e rrumbullakosur (FOTO LAJM)

Arbana Osmani është në pritje të fëmijës së saj të dytë me regjisorin Eduart Grishaj, por moderatorja deri më tani ka mbajtur të fshehtë gjininë e bebit.

Madje, moderatorja i shmang veshjet e ngushta në foto apo në ekran, mirëpo sonte duket se ka bërë një përjashtim.

Teksa ka dalë për një gotë me mikeshën e saj, Xhemi Shehun, Arbana është veshur si rrallëherë me të ngushta dhe mund të dallojmë qartë barkun e saj të rrumbullakosur.

Gjithashtu, moderatorja shkëlqen nga nuri i shtatzënisë, i cili i ka dhënë një tjetër ndriçim në fytyrë.

“Po ti më the hajde pimë një gotë”- shkruan Xhemi krahas fotos ku moderatorja shfaqet duke ngrënë një ëmbëlsirë.

Sigurisht, nepsi i shtatzënisë bën të vetën!


Shtuar 24.06.2020 21:54