Më e lumtur se asnjëherë, Fjolla Morina zbulon shtëpinë e re super luksoze (FOTO LAJM)

E kush nuk do ishte kaq i lumtur sa Fjolla Morina pasi është bërë me shtëpi të re.

Madje, këtë lumturi ajo s’ka mundur ta mbajë dot vetëm për vete, ndaj ka ndarë me ndjekësit në rrjete sociale pamje të ndërtesës së saj.

Fjolla ka publikuar një foto të shtëpisë e cila duket si një kështjellë e kohëve moderne, e lyer në ngjyrë kafe dhe të bardhë.

Shtëpia super luksoze është e rrethuar nga gjelbërimi dhe merreni me mend vetë ç’arredim duhet të ketë edhe nga brenda.

Megjithatë, ne mezi po presim që Fjolla të na bëjë një tour brenda dhe jashtë shtëpisë së saj të re.


Shtuar 9.09.2020 09:10