Fotot e fundit të modeles Bella Hadid kanë ndezur rrjetin dhe kanë bërë që fansat të lënë komente nga më të ndryshmet.
Bella ka publikuar disa foto e veshur me rroba banje ngjyrë kafe poshtë pemëve në fermën ku ndodhet prej kohësh në Pensilvani me familjen e saj.
“Dita 92”, ka shkruar Bella duke treguar se ndodhet prej kohësh atje. Gjatë qëndrimit në fermë Hadid ka ndarë momente të ndryshme, duke trguar dhe se e ka shijuar maksimalisht qëndrimin me më të dashurit e saj.
Fansat e kanë komplimentuar në komente për format perfekte fizike, ndërsa shumë prej tyre kanë treguar dhe kuriozitet për shtatzëninë e motrës, Gigi Hadid.