Chelsea për pak orë do të zyrtarizojë Kai Havertz, sulmuesin e blerë nga Bayern Leverkusen.
Ai është larguar sot nga qendra stërvitore në Stuttgart me kombëtaren gjermane për të fluturuar në Londër, ndërsa do të bëhet lojtari më i shtrenjtë në historinë e Chelsea-s.
Blerja e Havertz pritet të shkojë te 100 mln euro përfshirë edhe bonuset.
Ai bëhet blerja e katërt e Chelsea-s përfshirë Hachim Zyech, Timo Werner, Ben ChilWell, duke e dërguar shifrën e shpenzuar deri tani në merkato mbi 200 mln paund.