Modelja, Morena Taraku muajve të fundit u përfol për skandalin me veturën ‘’Bentley’’.
Sikur të mos mjaftonte kjo, modeles i doli në publik përgjimi teksa fliste, siç supozohet me pronarin e veturës.
Ajo përdorte gjuhë denigruese dhe shante e fyente personin, identiteti i të cilit nuk dihet.
Tutje, ajo ia kërkon edhe lokacionin bashkëfolësit i cili nuk i bindet Morenës.
“O çoma adresën”, dëgjohet duke thënë Morena, e kjo fjali ka bërë që shumë ndjekës të saj ta përqeshin edhe në komente.