Maradona zbulon për herë të parë publikisht emrat që e bënë të dashurohej me futbollin (FOTO LAJM)

Argjentinasi Diego Armando Maradona ka zbuluar 6 lojtarët të cilët e bënë që të dashurohej me futbollin, ku ai vetë më pas u bë një nga më të mirët në botë.

Për shkak të izolimit, në rrjetet sociale po qarkullojnë sfida të shumta, një ndër të cilat tërhoqi vëmendjen e Maradonës, i cili zbuloi për herë të parë emrat e idhujve të tij.

Bëhet fjalë për:

-Rikardo Boçinin, kampion bote me Argjentinën në vitin 1986 dhe lojtar historik i Independente.

-Norberto Alonso, kampion bote me Argjentinën në vitin 1986 dhe simbol i River Plate.

-Daniel Pasarela, simbol i River Plate.

-Angel Klemente Rojas, flamuri i Boka Zhuniorsit në vitet 1960′.

-Oskar Pianeti, ylli i Boka Zhuniorsit.

-Roberto Rivelino, i vetmi brazilian në listë dhe Kampion Bote në vitin 1970.


Shtuar 18.04.2020 20:04