Plot 40 vite karrierë muzikore, Sabri Fejzullahu është kthyer në lëgjendën e muzikës shqipe dhe sot feston 73 vjetorin.
Familjarët kanë festë dhe patjetër urimet në rrjet kanë nisur mënjëherë.
Urime i parë për legjendën e muzikës shqipe ka ardhur nga bashkëshortja e tij, Nera e cila i ka dëshiruar jetë të gjatë me nipa dhe mbesa.
Ndërsa nuk ka munguar edhe ai nga djali i tij, Ermal Fejzullahu, teksa e ka quajtur të pazëvendësueshmin e shqiptarisë.
“Urime ditlindja i pazavensushmi i Shqipetarise. I bofsh edhe 100 bashke me buzqeshjen tane e zemren e bardhe e tmire qe e ki . Je krenaria jone, e sa ma gjate jeta jote aq ma e bukur jeta jem. Te duam shume une , e padyshim edhe krejt Shqipetaret kudo qe jane”, ka shkruar Ermali.
Nuk ka munguar as urimi i Arianës, e cila njihet për marrëdhënien e shkëlqyer me vjehrrin.
“Gëzuar ditëlindjen babi. Je shëmbull i të gjithë neve, Të paçim gjithmonë”, shkruan bashkëshortja e Ermalit./albeu.com/