Ky është formacioni i javës së parë në Premier League (FOTO LAJM)

Java e parë e Premier League është arkivuar (edhe pse mungojnë në apel ndeshjet e Manchester City-t dhe Manchester United) dhe kategoria kryesore e futbollit anglez ka vlerësuar protagonistët, të përfshirë në formacionin ideal të Alan Shearer.

Ka patur hapësirë edhe për dy njohje të futbollit italian, ish-lojtari i Atalanta-s, Castagne (gol kundër Leicester), dhe ish-ylli i Napoli-t, Allan (mes më të mirëve në fitoren e Everton kundër Tottenham).

Nuk mund të mungonte Salah, autor i një tregolëshi kundër Leeds, dhe Ëillian, që ka dhënë tre asiste në debutimin e tij me fanellën e Arsenal-it.

Trajneri më i mirë është zgjedhur Mikel Arteta: Topçinjtë kanë shkëlqyer në fitoren e marrë në fushën e Fulham-it.

Formacioni i zgjedhur nga Shearer: (4-3-3) Guaita; Castagne, Gabriel, Saiss, Digne; Hendrick, Allan, Willian; Salah, Vardy, Wilson. Trajner: Arteta.

/telesport/


Shtuar 15.09.2020 18:18