“Kush na mori mësysh”, pas puntatës së parë Luana has probleme me emisionin (FOTO LAJM)

Një javë më parë, moderatorja e njohur Luana Vjollca u rikthye në ekran me emisionin e saj “Shiko kush luan”, i cili është një nga më të pëlqyerit në ekranet shqiptare.

Mirëpo me puntatën e së shtunës së kaluar ka ndodhur një problem në “Youtube”, pasi emisioni nuk hapet.

“S’e di kush na mori mësysh apooo e bërë qëllimisht, por asgjë nuk na ndalon. Emisioni i parë i “Shiko kush luan” sapo i kapi për vetëm 4 ditë 1 milion klikime. Me problemin po merremi”, ka shkrur Luana. Megjithatë rikthimi në ekran pati suksesin e dëshiruar dhe mbrëmjen e nesërme pritet të shohim një tjetër puntatë me surpriza.


Shtuar 2.10.2020 08:53