Kush është bukuroshja 11 vite më e vogel që i ka “rrëmbyer” zemrën Seldit (FOTO LAJM)

Me një foto të ëmbël teksa shkëmbenin një puthje në buze, Seldi prezantoi të dashurën e tij pikërisht në ditëlindjen e saj të 22.

Por kjo nuk ishte kaq e papritur pasi ai i ka “paraprirë” kësaj që në korrik ku në videoklipin e fundit, “Nutella”, ku e dashura e tij ishte protagonistja dhe ata shfaqen mjaft të afërm me njëri-tjetrin.

Sindi quhet e dashura e këngëtarit e cila duket se është e mësuar më skenën, pasi dy vite më parë përzgjodh si shoqëruesja e parë e Miss Brukselit.

Një unazë në gishtin e Sindit i ka bërë të gjithë të dyshojnë se çifti e ka çuar lidhjen në një tjetër nivel, por na mbetet të presim konfirmimin e tyre./albeu.com/


Shtuar 10.09.2020 18:35