Ku ishte bebi? Jonida Vokshi fotografohet 6 ditë pas lindjes dhe barku është petë! (FOTO LAJM)

Një ndër shqetësimet më të mëdha për vajzat e reja në një shtatzëni është forma e trupit pas lindjes.

Dhe aktorja e moderatorja Jonida Vokshi ka dhënë një model suksesi.

Ndërkohë që kanë kaluar vetëm 6 ditë nga lindja, Vokshi ka postuar foto të sajat pranë fëmijës që ka sjellë në jetë.

Dhe trupi i saj është perfekt, pa asnjë kilogramë të shtuar.

E veshur sport dhe me barkun jashtë, ajo i ka befasuar të gjithë, duke mos shfaqur asnjë mbetje nga shtatzënia dhe barku, ndonëse vetëm gjashtë ditë kanë kaluar nga lindja.

“Faleminderit Zot për këtë bekim”, shkruan Jonida, teksa shihet me karrocën e vogëlushes.


Shtuar 24.06.2020 07:34