Jo vetëm Ronaldinho, kush është idhulli tjetër i Jadon Sancho

Anësori sulmues i Borussia Dortmundit, Jadon Sancho, pranon se legjenda e Liverpoolit, John Barnes, ishte idhull i tij në fëmijëri.

Sancho, sikurse Barnes, ishte një lojtar i moshave të Watfordit para se të kalonte tek të rinjtë e Manchester Cityt.

Dhe tani Sancho ka shpjeguar se si legjenda e Liverpoolit e ndihmoi atë gjatë fazave të para të karrierës së tij.

“Babai im ishte një tifoz i madh i John Barnes. Ai kishte disa video të tij në shtëpi dhe unë i shikoja ato shumë”, ka thënë fillimisht Sancho.

“Unë e shikoja Ronaldinhon në YouTube. Kjo ishte një gjë e madhe për mua. Ai provonte gjëra që askush tjetër nuk do t’i provonte dhe kjo më bëri mua si ai”.

“Nuk kam pasur asnjë ekip që e mbështetja. Unë thjesht idolizova shumë lojtarë të shkëlqyeshëm”.


Shtuar 18.07.2020 16:16